Telenews

E rëndë në Mitrovicë – halla e ther në qafë nipin me thikë, përfundon në Psikiatri

vrasja-ne-bokshiq-te-klines,-policia-jep-detaje-per-rastin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ku një grua dyshohet se ka sulmuar me thikë nipin e saj.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill 2026 rreth orës 15:40, në rrugën “Vesel Alidemaj”, ku e dyshuara F. A., për motive ende të paqarta, e ka therur në qafë nipin e saj, V. Rr.

Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe më pas është transferuar në QKUK, ku po trajtohet në Emergjencë. Sipas informacioneve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe forenzikës, të cilat kanë kryer ekzaminimet dhe kanë sekuestruar thikën që dyshohet të jetë përdorur në sulm.

Të ngajshme

Më këtë çmim do shitet sot nafta në Kosovë

Valjeta Turkaj

Data e zgjedhjeve: Haxhiu takon sot partitë politike

Valjeta Turkaj

Eurostat: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Evropë

Valjeta Turkaj