Telenews

E rëndë në Obiliq: Punëtori goditet nga rryma dhe humb jetën gjatë punimeve

Një incident tragjik ka ndodhur sot në Obiliq, ku një punëtor kosovar ka humbur jetën gjatë orarit të punës. Sipas raportit të policisë viktima teksa po punonte afër një mikseri betoni, dyshohet se ka ardhur në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë e kontaktit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në QKUK.

Obiliq  19.11.2025 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.”, thuhet në raport.

Të ngajshme

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin

Valjeta Turkaj

Besim Kelmendi shkarkohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Valjeta Turkaj

SBASHK-u dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati

Valjeta Turkaj