Telenews

E rëndë në Podujevë – 15 vjeçari ther me thikë gjyshen, ndalohet me vendim të prokurorit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje, në fshatin Bajqinë të komunës së Podujevës, ku një i mitur dyshohet se ka lënduar rëndë fizikisht gjyshen e tij me një mjet të mprehtë.

Burime të Sinjalit mësojnë se i dyshuari është: E. Sh., 15 vjeçar, ndërsa viktima është: F.Sh, 70 vjeçare.

Sipas informacioneve zyrtare,policia është njoftuar për rastin dhe ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të miturin si të dyshuar për lëndim të rëndë trupor me thikë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, dhe pas stabilizimit është intervistuar nga hetuesit.

Të ngajshme

Haxhiu: Në Abri të Epërme nderuam 23 martirët e familjes Deliu dhe tre dëshmorët

Rrezarta Ramaj

Çlirim Haziri fton qytetarët në natën e 11-të të protestës “Jo në emrin tim”

Rrezarta Ramaj

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Rrezarta Ramaj