Telenews

E rëndë në Prekaz të Epërm: Degët e lisit e zënë gjatë prerjes një burrë dërgohet urgjentisht në QKUK

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, ku një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë prerjes së një lisi në një pyll të zonës.

Sipas burimeve të Sinjalit, sot Lulzim Osmani, 43 vjeçar ka mbetur i lënduar kur, gjatë punës, është zënë nga degët e lisit që po priste.

Fillimisht, i lënduari është dërguar në Emergjencën e Skenderajt dhe më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Pas ekzaminimeve fillestare, për shkak të dyshimeve për lëndim të boshtit kurrizor, ai është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të specializuar.

Burimet mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij është stabile, pavarësisht natyrës së rëndë të lëndimeve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë intervistuar të gjitha palët që ishin të pranishme në momentin e incidentit.

Të ngajshme

Dita e Pashkëve, Dodë Gjergji përçon mesazhin për paqe e harmoni

Erzana Fazliu

Parashikimi i motit për këtë javë: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës: 21 prill 2025

Erzana Fazliu