Telenews

E rëndë në Prishtinë: Burri e rrah bashkëshorten pas një mosmarrëveshje dhe e dëbon nga shtëpia

e-rende-ne-prishtine:-burri-e-rrah-bashkeshorten-pas-nje-mosmarreveshje-dhe-e-debon-nga-shtepia

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se burri i saj e ka sulmuar fizikisht pas një konflikti verbal dhe pas sherrit e ka dëbuar nga shtëpia e tyre.

Përballë kësaj situate, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Si rezultat, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar prezencën e personit të dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/

The post E rëndë në Prishtinë: Burri e rrah bashkëshorten pas një mosmarrëveshje dhe e dëbon nga shtëpia appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj