Telenews

E rëndë në Shqipëri, 28-vjeçari dyshohet se u vetëvar në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Cakran të Fierit në Shqipëri, ku një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Policia njofton se viktima është shtetasi N. Ll., 28 vjeçar, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, trupi i pajetë është zbuluar rreth orës 14:00 nga të afërmit e tij, të cilët kanë alarmuar menjëherë autoritetet.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur,” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të ngajshme

I mbijetoi rrëzimin tragjik të aeroplanit të Air India në Indi, Britaniku: Dola nga rrënojat

Valjeta Turkaj

Super ofertë nga Konsoni 30 vezë për 1.90€

Valjeta Turkaj

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet një partnere e besueshme e Japonisë

Valjeta Turkaj