Telenews

E rëndë në Shtime: Vajza e plagos babanë e saj dhe e denoncon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Shtime, ku një vajzë po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj.

Sinjali mëson se e dyshuara 34-vjeçare e ka therur me thikë babanë e saj pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete dhe vet e ka denoncuar në Polici

Si pasojë e sulmit, viktima ka kërkuar tretman mjekësor në spital, ndërkohë që e dyshuara është arrestuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe ndaj saj është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

source

Të ngajshme

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KushtrimGuraj

Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK-ja, e kam bërë krenare partinë

KushtrimGuraj

Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh

KushtrimGuraj