Telenews

E RËNDË NË VUSHTRRI – Vajza denoncon babanë: “Më goditi me çekan në kokë”

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar në fshatin Pantinë të Vushtrrisë. Suzana Tahiri ka denoncuar publikisht babanë e saj, duke thënë se ai e ka sulmuar fizikisht me një mjet të ftohtë – çekan – duke e goditur në kokë.

Sipas postimit të saj në rrjete sociale, kjo është hera e parë që babai ushtron dhunë fizike ndaj saj. Ajo ka bërë të ditur se ndihma e parë i është ofruar nga bashkëfshatarët, policia dhe shërbimi emergjent.

Tahiri ka kërkuar dënimin maksimal për autorin, si dhe ndihmë financiare për të larguar nga vendi nëse ai lirohet, duke deklaruar se ndjehet e kërcënuar për jetën e saj.

Policia e Kosovës ka dhënë ende detaje të plota mbi rastin.

Sipas tyre një person e ka rrahur vajzën e tij në Vushtrri, me c’rast edhe është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Të ngajshme

Dita e Europës, çfarë është 9 Maji dhe pse është e rëndësishme?

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 9 maj

Valjeta Turkaj

Kërcënimet me jetë ndaj Kurtit, reagon Policia: Postimi është bërë nga Kraleva në Serbi, rasti nën hetime

KushtrimGuraj