Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin dhe në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës.

Sipas 42-vjeçares për shkak të dhimbjeve që kishte gjatë kohës që ishte 21 javë shtatzënë, kishte shkuar në spital ku edhe kishte marrë terapi. E pas kësaj, ajo ka pohuar se ka lindur dy foshnjat, njërën në shtëpi dhe tjetrën në Klinikën e Gjinekologjisë.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të foshnjave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.