Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kolpik të Malësisë së Madhe të premte, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
I riu sipas policisë ishte duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore.
“Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, tha policia lokale në një njoftim paraprak, raporton A2,

