Telenews

E rëndë: Vdes motoçiklisti pas aksidentit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, në afërsi të sallës “1 Tetori”.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Lajmi.net se ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, mashkull, ka humbur jetën. Ekipet emergjente në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jete,” ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Njësia e trafikut nga Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Të ngajshme

Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

KushtrimGuraj

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova

KushtrimGuraj

Kurti shpërthen në brohoritje, ”Hajra, Hajra, Hajra”

Donat Hashani