Telenews

E rrallë: Shqiptari në Londër me zemër në anën e djathtë

Një pacient shqiptar është paraqitur në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore ndërsa është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet e vendosura në të kundërt.

Rasti është zbuluar nga kardiokirurgu i njohur shqiptar Kristo Papa, i cili punon në Londër.

Sipas doktorit, pacienti i cili është 28 vjeç, është konstatuar me Destrocardia dhe inversione të organeve të  barkut nga e majta.

Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para  shëndetësore.

Sipas doktorit, në të gjithë botën ka shumë pak raste njerëzish që e kanë këtë lloj anomalie trupore, shkruan Oranews, përcjell Telenews.al.

Papa është shprehur se do ta ndjekë hap pas hapi rastin e të riut, i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij.

Të ngajshme

Sulm masiv me dronë ukrainas në Moskë, dy të vrarë dhe disa të plagosur –

KushtrimGuraj

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi