Është arrestuar një person në fshatin Bresalc të Gjilanit pasi i njëjti dyshohet se më 7 tetor kishin rrëmbyer një person dhe e kishin dërguar në një vilë. Polica ka njoftuar se të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve por që të njëjtit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në tretman mjekësor.
“Lidhur me rastet pas hetimeve te zhvilluara, me 28.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit pas intervistimit, prokurori i ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orë, por i dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa në raportin e 10 tetorit policia kishte njoftuar se i rrëmbyeri kishte arritur të largohet nga vendi ku ishte dërguar nga të dyshuarit.
“07.10.2025 – 22:00. Më 10.10.2025 është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se me dy persona tjerë e kishte marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kishte dërguar në një vilë prej ku viktima kishte arritur të largohej. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u pati thënë në raport të policisë.

