Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, e ka përfshirë edhe veten e tij në suksesin e FC Ballkanit, i cili mbrëmë e siguroi kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke u bërë klubi i parë kosovar që merr pjesë në një garë të madhe evropiane.
Edhe pse Ballkani ka dalë në garat evropiane si rezultat i titullit të kampionit të fituar në Kosovë dhe ecuria pozitive e tij vjen si rezultat i një organizimi të vet klubit dhe investimeve të mëdha të donatorëve të vet, Ademi ka provuar ta shfrytëzojë një takim me Ceferinin në ceremoninë e shortit të Ligës së Evropës për ta ndërlidh veten me suksesin e klubit nga Suhareka.