Telenews

E tmerrshme: Gliha e akuzon rëndë Zhegrovën pas ndeshjes me Zvicrën

Saga mes Kosovës e Zhegrovës ka vazhduar edhe sot. Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka demantuar sulmuesin kosovar duke deklaruar se ai ka refuzuar të luaj për Kosovën.

Në konferencë për media pas ndeshjes me Zvicrën, Gliha ka deklaruar se Zhegrova nuk ka pranuar të luaj për Kosovën dhe ato se çfarë ka thënë ai janë gënjeshtra.

“Është gënjeshtër që ai ka dashur të luaj për Kosovën. Unë bisedova me Agim Ademin dhe i tregova atij se kush do të pranoj të luaj do të luaj. Unë e ftova Edonin dy herë. E ftova me Andorrën nuk erdhi, e ftova më 10 nëntor nuk erdhi, tha se nuk e lejon klubi”, deklaroi Gliha. /Telenews.al/

Të ngajshme

Liverpooli “rrëmben” supertalentin e PSG-së, Mbaye refuzon Leverkusenin –

KushtrimGuraj

Fermin Lopez ia liron numrin Rodrit, zbulohet nga faqja e La Ligas

Yllka Gashi

Benzema dhe Al-Hilal prishin raportet, sulmuesi francez drejt largimit

Rrezarta Ramaj