Gazetari Burhan Can Terzi është marrë në paraburgim në kuadër të një hetimi lidhur me një raportim të tij për transferimin e mundshëm të Jamal Musialas te klubi i Galatasarayt.
Sipas raportimeve nga mediat turke, Terzi është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme të Bakirkoyt dhe, pas kontrolleve shëndetësore, është dërguar në stacionin policor.
Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet për “përhapje publike të informacionit çorientues/mashtrues”.
Hetimi raportohet se ka nisur pas një lajmi të publikuar nga Terzi lidhur me një transferim të mundshëm të yllit të Bayern Munichut, Jamal Musiala, te Galatasaray.

