Telenews

E trishtë në Karaibe – Fundoset katarmani me 55 turistë

Një katastrofë u evitua në Karaibe, kur një katamaran me rreth 55 turistë u mbyt në Republikën Domenikane.

Pas një çarjeje të papritur, mjeti “Boca de Yuma I” filloi të fundoset me shpejtësi në Gjirin e Samanës, duke lënë pasagjerët të tmerruar.

Pamjet tregojnë dhjetëra turistë që notonin në det, duke mbajtur jelekë shpëtimi, ndërkohë që marina dhe shërbimet e emergjencës nisën menjëherë operacionin e shpëtimit.

Fatmirësisht, të gjithë turistët u nxorën nga uji pa lëndime. Autoritetet janë duke hetuar shkakun e incidentit, ndërsa dyshohet për një defekt teknik në katamaran.

Kompania TUI Cruises konfirmoi ngjarjen, duke siguruar se pasagjerët janë të sigurt dhe janë kthyer në anijen “Mein Schiff 1”.

“Siguria e pasagjerëve është prioriteti ynë,” tha zëdhënësja Sabine Lüke.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 17 mars

Rrezarta Ramaj

Sonte Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët

Blearta

Për 1 javë rreth 800 gjoba për shkak të mosvënies së rripit të sigurisë

KushtrimGuraj