Në komunën e Mitrovicës së Jugut janë numëruar 100 për qind e votave të diasporës.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Faton Peci ka marrë 70.93% të votave, apo gjithsej 305 prej tyre.
Arian Tahiri nga ana tjetër ka grumbulluar 125 vota nga mërgata, apo 29.07%.
Bazuar në rezultatet e përmbledhura të KQZ-së, Faton Peci ka fituar kryesinë e Mitrovicës me 18.235 vota, duke mposhtur kështu Arian Tahirin e PDK-së, i cili siguroi gjithsej 15.743 vota.


