Telenews

Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kuvendi ka edhe dy ditë kohë deri në seancën ku pritet të votohet për krijimin e Qeverisë nga mandatari i dytë i Glauk Konjufca. 

Kurti tha se theksoi se urgjenca kryesore për shtetin e Kosovës është formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e Kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që besoj se është më urgjente për shtetin e Kosovës është formimi i komisioneve parlamentare. Janë katër komisione të përhershme: Komisioni për Buxhet, Punësim dhe Transfere; Komisioni për Integrime Evropiane; Komisioni për Komunitete dhe Kthim; dhe Komisioni për Legjislacion. Tash që e kemi konstituar Kuvendin e Republikës së Kosovës në legjislaturën e nëntë, është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtutjeshëm në Kuvend. Formimi i komisioneve parlamentare është rruga e duhur përpara. Çështje më urgjente se kjo nuk ka, ndërkohë që afati 15-ditor vlen deri të mërkurën,” tha Kurti për T7.

Të ngajshme

Rreth 500 vrapues në Prekaz më 28 Nëntor

Valjeta Turkaj

“Ishte jetë a vdekje”, Clark: Nuk mund ta imagjinoni dhimbjen e njerëzve në Kosovë në ’99

Valjeta Turkaj

E dhimbshme: Një burrë humb jetën pas një aksidenti me traktor në Podujevë

Valjeta Turkaj