Telenews

Edhe Messi është njeri/ S’do ta besoni se çfarë rasti e humbi ai mbrëmë!

Lionel Messi e ndihmoi mbrëmë Inter Miamin në fitoren ndaj Philadelphia Union me rezultat 4:1, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ylli argjentinas e shënoi njërin prej katër golave që ia mundësuan ekipin ta prek finalen e madhe.

Mirëpo, jo gjithçka i shkoi sipas parashikimeve kampionit të botës me Argjentinën.

36 vjeçari ishte protagonist i rastit më të mirë të humbur në ndeshjen e mbrëmshme.

Në fakt, shtatë herë fituesi i Topit të Artë përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare tek rezultati 3:0, por dështoi të shënonte në portën e zbrazët pa portier.

Ishte një lojtar kundërshtar ai që e largoi topin për ta shpëtuar një gol të sigurt.

Për më tepër, më poshtë mund ta shihni rastin e humbur nga Leo Messi.

 

 

Të ngajshme

Largohet trajneri i Sllovenisë, Kosova një prej shkaktarëve

Valjeta Turkaj

Lamine: S’dua të jem Messi dhe ai e di këtë!

Valjeta Turkaj

Diçka historike ndodhi në Bundesliga dhe këtë na tregon Hoffenheimi: Katër kosovarë në një ndeshje…!

Valjeta Turkaj