Telenews

Edhe Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti: Kundër SHBA-së, Kosova pushon së ekzistuari

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë që Kosova rrugëton përkrah SHBA-së si shtet teksa shtoi se kundër SHBA-së, shtetësia e Kosovës shuhet.

Musliu Shoshi tha se Kurti në emër të shtrirjes së sovranitetit, po e de-legjitimon në tërësi shtetësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Kjo qeverisje, e udhëhequr nga Albin Kurti & co., në mënyrën më të rrezikshme po i cënon raportet e Kosovës me të gjithë aleatët e saj – e veçanërisht, me ShBA-në. Në emër të shtrirjes së sovranitetit, Kurti po e de-legjitimon në tërësi shtetësinë e Kosovës.”, shkroi deputetja  e PDK-së në Facebook.

Ajo tutje tha se kryeministri dhe “ kllika e tij” kanë arritur të prishin aleancat strategjike të Kosovës dhe sanksionimin e saj.

“Vetëm në ditët e fundit, Albin Kurti dhe kllika e tij kanë arritur ta bëjnë atë që Serbisë do t’i duheshin miliarda euro fushata e vite të tëra, e përsëri s’do ta arrinte: prishjen e aleancave strategjike të Kosovës dhe sanksionimin e kësaj të fundit.”, tha Musliu Shoshi.

Ndërkaq shtoi se Kurti me politikat e tij, më së miri i shkon për shtat politikës serbe.

“Albin Kurti gjithnjë ka qenë i pozicionuar gabimisht: si në Rambuje, si në negociata të Vjenës, si karshi Pakos së Ahtisaarit, si në shpalljen e pavarësisë! Albin Kurti me politikat e tij, më së miri po i shkon për shtati politikës serbe!”

Deputetja Musliu Shoshi ndër të tjera propozoi dorëheqjen e Qeverisë Kurti dhe formimin e një qeverie teknike.

“Albin Kurti dhe qeveria e tij duhet që sot të japin dorëheqje! Kosova duhet menjëherë të formojë një qeveri teknike, e cila na nxjerrë nga kjo katrahurë! Aventura të tilla nuk duhet të tolerohen as edhe një moment më shumë!”

Postimi i plotë:

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani