Telenews

Edhe një deputet boshnjak i revoltuar me Kurtin, shkak Duda Balje

Rasim Demiri, deputet boshnjak, ka shprehur revoltën kundër kryeministrit Kurti.

Ai ka thënë se do të diskutojnë me Kurtin për qeverinë, por që kryetarin e Kuvendit do ta votojnë.

Arsye për këtë revoltë del të jetë Duda Balje.

“Ju (mediat) e keni Duda Baljen. Ajo po vendos për gjithçka. Ende nuk kemi përfunduar diskutimet me kryeministrin. Sa i përket kryetarit të Kuvendit, besoj se do të votojmë pro, por për çështjet e tjera do të kërkojmë takim me kryeministrin. Nëse arrihet një marrëveshje, do të mbështesim edhe qeverinë, përndryshe jo”, ka thënë Demiri.

Ai gjithashtu kritikoi Duda Baljen, duke thënë se ajo ka marrë vetëm 400 vota dhe nuk ka të drejtë të flasë në emër të komunës së Reçanit.

“Për komunën e Reçanit mund të flas vetëm Rasim Demiri, i cili ka marrë besimin e popullit. Vetëm unë mund të nënshkruaj një peticion për Zhubën. Ne jemi ata që luftojmë për komunën e Reçanit. Do të vendosim në organet e partisë për qasjen tonë ndaj opozitës,” përfundoi ai.

Të ngajshme

Kurti i bën jehonë rikthimit të “Defender Europe”, në vitin 2023 Kosova ishte përjashtuar si sanksion ndaj politikës së tij

KushtrimGuraj

Seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 12.00

KushtrimGuraj

DOKUMENT| Kjo është ftesa për deputetët për seancën e nesërme

KushtrimGuraj