Telenews

Edhe një fëmijë në SHBA vdiq nga fruthi, sëmundja shpërndahet në 23 shtete

Ka vdekur edhe një fëmijë si pasojë e fruthit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpërthimi i sëmundjes tashmë është shpërndarë në 23 shtete, sipas zyrtarëve.

Numri i rasteve me fruth ka tejkaluar 500-shin.

Pas vdekjes së dytë në Teksas, sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. bëri thirrje për vaksinim.

Sipas zyrtarëve në Teksas, fëmija që vdiq ishte një vajzë 8-vjeçare e pavaksinuar e që s’kishte sëmundje tjera.

Fruthi nisi të shpërndahej në këtë shtet në janar.

Të ngajshme

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Valjeta Turkaj

Sot varroset 22-vjeçarja shqiptare e cila u vra nga i dashuri në Itali

Valjeta Turkaj

Trump i vendos tarifa ishujve ku jetojnë vetëm pinguinë dhe foka

Valjeta Turkaj