Telenews

Edhe një medalje për Kosovën, Laura Fazliu e bronztë

Laura Fazliu ka triumfuar në betejën për medaljen e bronztë, duke mposhtur koraten Katarina Kristo.

Mitrovicasja bëhet xhudistja e dytë kosovare në Paris që arrin të kurorëzohet me medalje.

Para saj, Distria Krasniqi, e rrëmbeu të argjendtën.

Fitorja e “Lakit” erdhi në Golden Score, pasi kundërshtarës së saj iu dhanë tri “Shido”, për pasivitet në luftë.

Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja kosovare merr pjesë në Lojëra Olimpike./Telenews/

Të ngajshme

Chelsea po planifikon një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Arsenalit

KushtrimGuraj

Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia

KushtrimGuraj

Tragjedi në Istog: Një vajzë e vogël mbytet në një pishinë familjare

Erzana Fazliu