Telenews

Edhe Ramabaja thotë që Asociacioni është autonomi për serbët në Kosovë

Sadi Ramabaja, analist në “Pressing” të T7, ka folur të martën për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ramabaja ka thënë se Kosova ka përfunduar të marrëveshja më e mirë të mundshme.

Por ai thotë se ka autonomi, e quan si autonomi të qeverisjes lokale.

”Kemi përfundu te një marrëveshje më e mirë e mundshme, por që nuk do të thotë se nuk është autonomi. Kemi të bëjmë me një autonomi të qeverisjes lokale”, ka thënë Ramabaja.

Ai ka shtuar më tutje se kjo nuk është një OJQ tipike, por një organizatë siç e quan ai “pak a shumë qeveritare”.

”Nuk është mirë që është kriju sepse e cenon unitetin e Republikës, e cenon edhe të drejtat e minoriteteve të tjera. Nuk është OJQ tipike, është një organizatë që pak a shumë qeveritare”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta