Telenews

Edhe Ramush Haradinaj i thotë “PO” ftesës së presidentes

Pos të parit të PDK-së, Memli Krasniqi, edhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Këtë  e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë”, ka thënë ai.

Presidentja Vjosa Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Ajo tashmë ua ka dërguar ftesat për takimet e para me liderët e partive politike.

“Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet.” – tha Bekim Kupina nga Zyra e Presidencës.

 

Të ngajshme

Ahmeti për zgjedhjet në Shqipëri: Një hap më pranë BE-së

Donat Hashani

Nait Hasani viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Janë mbrapa këtyre mureve, padrejtësisht

Donat Hashani

Ky është i akuzuari për fajde në Prizren, ia dha viktimës 7 mijë euro borxh dhe ia mori 18 mijë

Donat Hashani