Telenews

“Edhe s’guxoni hiç m’i ngjitë” – deputetja Musliu heq shiritat e vendosur për media

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka hequr shiritin kufizues të vendosur për mediat nga Kuvendi i Kosovës.

Ajo është filmuar duke i hequr shiritat të premten para fillimit të seancës së fundit të seksionit pranveror.

“Edhe s’guxoni ma hiç m’i ngjitë”, është shprehur ajo.

Pamjet janë publikuar nga Kallxo.com

Të enjten Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie. Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.

Shtyrja prapa e ekipeve, kufizon pamjen e plotë të sallës së seancave. Për veprimin e njëjtë gjatë ditës së djeshme, gazetarët bojkotuan seancën.

Të ngajshme

Kërçeli ironizon me Kujtim Shalën: Tash po i kërkon votat e Vetëvendosjes për nënkryetar

Yllka Gashi

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Yllka Gashi

Hoti: Jemi në terren jokushtetues, do të vendosim si do të lëvizim përpara

Yllka Gashi