Telenews

Edi kërkon që të rikthehet në BBVK

edi-kerkon-qe-te-rikthehet-ne-bbvk

Edi ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, duke iu drejtuar drejtpërdrejt fansave përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Përmes kanalit të tij të komunikimit në Instagram, ai ka kërkuar mbështetjen e publikut, duke i ftuar ndjekësit të reagojnë masivisht në faqet dhe postimet zyrtare të formatit.

Në mesazhin e publikuar, Edi u ka bërë thirrje fansave që të komentojnë kudo për rikthimin e tij në lojë.

“E kam një lutje, në çdo postim te faqja zyrtare e Big Brother, në çdo gazetë, në çdo postim të komentoni dhe të kërkoni rikthimin e Eduard Kuqit (Edit). Hajde sepse ju mundeni ta riktheni Edin në Big Brother”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se shpreson ende në një mundësi të dytë.

Të ngajshme

Antigona Ramosaj shënon fitore në betejën shëndetësore: “Sot i rashë gongut”

Rrezarta Ramaj

Kristi tregon arsyen pse e kaloi murin e shtëpisë së Bigut, ja ku ka përfunduar

KushtrimGuraj

Rogerti dhe Artani futen në shtratin e Brikenës, Mateo ‘shpërthen’ ndaj banorëve: O të pacipë

KushtrimGuraj