Telenews

Edi Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama është nderuar medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, të cilin e mora përulësisht, plot krenari për Shqipërinë dhe me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, Lartësinë e Tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, shkroi Rama në Facebook.

Rama ndodhej në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi mori pjesë në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dabi.

Të ngajshme

Nesër nga ora 8:00 ndërpritet qarkullimi nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik

KushtrimGuraj

Clinton dërgoi vetëm dy emaile në jetë – njëri për ushtarët amerikanë që po e bombardonin Serbinë

KushtrimGuraj

Trump: Do t’i shkëpusim të gjitha raportet tregtare me Spanjën

KushtrimGuraj