Telenews

Edi Rama: O me meksikanin, o me Florianin (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur sot në zyrën e tij boksierin e mirënjohur, Florian Markun.

Marku të enjten do të ndeshet në “Air Albania” me meksikanin Miguel Parra Ramirez, ku synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC.

Rama në llogarinë e tij në Facebook e ka plasuar një video, ku shihet së bashku me Markun duke shkëmbyer dhurata.

Ai ka treguar se të enjten fizikisht nuk do të jetë në Tiranë, por u ka bërë thirrje qytetarëve që ta përcjellin ndeshjen.

“O me meksikanin, o me Florianin”, dëgjohet duke thënë kryeministri shqiptar, gjë që e bën boksierin të qesh.

Kujtojmë se Florian Marku sot gjatë ditës është pritur në takim edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Të ngajshme

Mbi 120 shoferë nën ndikim alkooli gjatë 10 ditëve në Gjakovë, policia shqipton 1580 gjoba

Yllka Gashi

Qytetarët i bllokojnë punimet e komunës te “Xhamia e Llapit” në Prishtinë

Yllka Gashi

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Yllka Gashi