Telenews

Edona James: Emri im është i madh, sikur i Adem Jasharit

 

 

Edona James, banore e Big Brother VIP Kosova, ka vazhduar që të përplaset verbalisht me banorin tjetër, Meti Alshiqin, ku tha se emri i saj është i madh.

Madje, Edona shkoi aq larg sa tha se e krahasoi emrin e saj me atë të komandantit legjendar, Adem Jasharit.

“Emri jem është i madh, sikur i Adem Jasharit”, tha ajo.

Për këtë, menjëherë banorët tjerë reaguan, ku një ndër ta ishte Meti i cili i tha se nuk duhet të bëjë krahasime të tilla.

“Mos e krahaso veten me atë emër, duhet me t’i dhënë Zoti edhe 1 mijë vjet jetë me e mbërri vetëm 10 për qind të atij që e përmende”, i tha Meti, Edonës.

Kjo rrjedhi pas një debati banal, kinse Meti emrin e vërtetë e ka Muharrem.

 

Të ngajshme

Aktakuzë ndaj tre personave për rastin e sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”

Valjeta Turkaj

Famir Limaj me një videomesazh: Bashkë do ta çajmë rrethimin dhe do të jemi në kuvend

Valjeta Turkaj

Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s

Valjeta Turkaj