Telenews

Edoni rrëfen momentin kur i tregoi të dashurës se është biseksual

Aktori Edon Shileku është një prej banorëve më të komentuar të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Ai deklaroi në një nga mbrëmjet e spektaklit se është pjesë e komunitetit LGBTI+, përkatësisht biseksual

Së fundmi, gjatë një bisede me Gresën dhe Andin në oborrin e shtëpisë, aktori ka rrëfyer momentin e parë kur ia ka kumtuar të dashurës së tij orientimin e tij seksual.

“Ajo konstant ma bënte: Unë s’e kam problem, tregom, unë s’doja t’i tregoja kurrqysh sepse nuk doja ta humbisja”, ka rrëfyer Edoni.

Aktori i cili shpesh shfaqet edhe si “drag queen” me emrin Victoria Owns, ka thënë se e dashura e tij nuk e mori fare afër zemrës.

Pastaj një ditë vetëm i kam treguar sepse nuk ka mundur ta zgjasë më. I kam treguar pas 4-5 muajve. Vetëm kam dalë një ditë edhe e kam ndjerë t’i tregoj. Kemi pirë kafe edhe kur i kam treguar më ka thënë: ‘Pse s’më ke treguar ma herët, mua s’ma ndjen për këto gjëra, nuk më intereson’”, ka theksuar aktori.

 

Të ngajshme

Ana në lidhje të re pas ndarjes nga Kevini? Veprimi i modeles ngre dyshime

Valjeta Turkaj

“Të dua shumë”, Selin merr mesazh të veçantë nga DJ Gimbo në Big Brother

Valjeta Turkaj

Arbana Osmani kritikohet për shprehjen raciste gjatë “Ferma VIP”

Valjeta Turkaj