Telenews

Edhe Albana Osmani në protestën në Tiranë, me bluzë me stemën e UÇK-së, në mbështetje të krerëve që po gjykohen në Hagë

edhe-albana-osmani-ne-protesten-ne-tirane,-me-bluze-me-stemen-e-uck-se,-ne-mbeshtetje-te-krereve-qe-po-gjykohen-ne-hage

Edhe Albana Osmani në protestën në Tiranë, me bluzë me stemën e UÇK-së, në mbështetje të krerëve që po gjykohen në Hagë

Në protestën e madhe të mbajtur sot në Tiranë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, përveç qytetarëve të shumtë dhe figurave të njohura publike si Mozzik, edhe prezantuesja e njohur shqiptare, Albana Osmani, ishte e pranishme për të dhënë mesazhin e saj solidar.

Albana ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga protesta, ku shihej e veshur me një bluzë të bardhë, mbi të cilën ishte stampuar simboli i UÇK-së – shqiponja e kuqe me inicialet e njohura.

Ajo u bashkua me turmën që kishte mbushur sheshin “Skënderbej”, duke treguar se mbështetja për çështjen kombëtare nuk është vetëm një çështje politike, por edhe morale e qytetare.

Prezantuesja, e njohur për angazhimin e saj në kauza sociale dhe humanitare, kësaj here zgjodhi të jetë zëri i mbështetjes për Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët ndodhen në Gjykatën Speciale në Hagë, për akuza të lidhura me luftën për çlirimin e Kosovës.

Të ngajshme

A do ta shohim Leonora Jakupin opinioniste në “Big Brother VIP Kosova”?

KushtrimGuraj

Menaxheri i Gjestit publikon këtë njoftim për këngëtarin

Valjeta Turkaj

Shkurte Fejza dhe Arif Vladi pritet të këndojnë sot në protestën kundër Gjykatës Speciale

Erzana Fazliu