Telenews

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

egli-tha-se-nuk-e-njeh,-kunderpergjigjet-xheneta:-e-di-shume-mire-se-kush-jam

Xheneta Fetahu ka treguar tashmë që e njeh Egli Takon pasi do të ishin në një klip së bashku.

Por, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova tha që nuk pranoi pasi dëshironte të shfaqej vetëm.

E për këtë duket t’i ketë ngelur hatri Eglit, ndonëse nuk njiheshin më parë me njëra-tjetrën.

Derisa banorja e Big Brother Albania u shpreh se nuk e njeh dhe është hera e parë që e pau në një klip, modelja tha të kundërtën.

“Ajo më njeh shumë mirë se kush jam. Më njeh shumë mirë dhe e di se kush jam. I kishte ngel hatri se pse kam zgjedhur unë të jem vet në klip. Jo personale diçka me të”, tha Xheneta për Eglin.

Fetahu pati një lidhje sa ishte në Big Brother të Kosovës me Gjestin, por që u nda kur ky i fundit u largua nga ky format.

E tani, ai po përjeton një tjetër marrëdhënie me Eglin, edhe pse akoma e pa-definuar. /Telegrafi/

Të ngajshme

Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Valjeta Turkaj

Osman Imeraj i bën një surprizë të veçantë fanses së tij besnike në 75-vjetorin e lindjes

KushtrimGuraj

Demi Moore merr me vete qenushin i saj në Independent Spirit Awards 2025

KushtrimGuraj