Telenews

Einxhel e pranon se është shtatzënë pas disa demantimeve publik

Ish-banorja e sezonit të parë të “Big Brother Albania VIP”, Einxhel Shkira para pak minutash ka bërë të ditur lajmin se është shtatzëne.

Përmes disa fotografive në rrjetin social “Instagram”, Einxhel bëri të ditur shtatzëninë e saj edhe pse disa here i kishte mohuar lajmet lidhur me shtatzëninë e saj.

Gjithçka nisi para pak muajve, kur mikesha e saj, këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter” ngriti dyshimet se Einxhel dhe DJ Dagz po bëheshin prindër:

“He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, kishte shkruar Trixa.

Më vonë ishte publikuar një fotografi në rrjete sociale nga faqja e njohur “Vipat e Bllokut” ku shihej Einxhel rrugëve të Prishtinës me barkun e fryrë, e që edhe pas kësaj fotografie ajo kishte reaguar duke mohuar këtë gjë.

 

 

Të ngajshme

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Sarah Berisha e konfirmon ndarjen nga DJ PM

Rrezarta Ramaj

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj