Telenews

Ekipi i Navalnyt thotë se askush nuk po pranon ta bartë kufomën e tij

 

 

Me disa orë që kanë mbetur deri në funeralin e Alexei Navalnyt, ekipi i tij ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë.

Zëdhënsja e tij, Kira Yarmysh, ka thënë se ata nuk kanë mundur të gjejnë një automjetet që do ta bartte trupin e tij deri në kishë.

“Njerëz të panjohur po i thërrasin dhe po i kërcënojnë nëse pranojnë ta marrin trupin e Alexeit”, ka thënë Yarmyshi.

Ceremonia lamtumirëse për Navalnyn do të mbahet të premten në Moskë – dy javë pasi vdiq në një burg, raportoi BBC.

Të premten, ekipi njoftoi se ceremonia do të mbahej në orën 14:00 në Moskë në Kishën “Quench My Sorroës”.

Varrimi më pas do të bëhet në varrezat Borisovskoye dy orë më vonë.

Ceremonia do të transmetohet direkt në kanalin e Youtubet të Navalnyt.

Navalny ka vdekur papritmas më 16 shkurt në një koloni penale në Arktik, ku po vuante dënimin me burgim, me më shumë se 30 vjet në total. Kremlini i ka mohuar deklaratat e familjarëve të tij se e ka vrarë Navalnyn.

Gruaja e Navalnyt ka deklaruar këtë javë se nuk ishte e sigurt nëse ngjarja do të kalonte në mënyrë paqësore, duke shprehur dyshimet se policia do të arrestonte mbështetësit e burrit të saj. Avokatët kanë këshilluar ata që planifikojnë të marrin pjesë, që të reduktojnë rrezikun, duke mos mbajtur pankarta, duke mos veshur bluza me slogane ose duke mos rënë pre e ndonjë “provokimi”.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu