Ekskluzive: 2 policë në Gjakovë po intervistohen për ndihmë dhe bashkëpunim në vepra penale
Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe tre qytetarë, të dyshuar për përfshirje në vepra penale, janë duke u intervistuar në Gjakovë, mëson ekskluzivisht Klankosova.tv.
Zyrtarët policorë dyshohen për ndihmë dhe bashkëpunim në kryerjen e veprave penale, ndërsa qytetarët po hetohen për disa vepra të rënda, përfshirë tentim vrasje dhe trafikim me narkotikë.