Telenews

Ekskluzive: A po rikthehet Ekrem Elshani te Feronikeli?

Klubi i Feronikelit mund të bëhet shumë shpejtë me president të ri që do ti prijë përpara.

Siç ka mësuar Telenews.al nga burime të afërta me klubin nga Drenasi, nga tifozët dhe dashamirët e futbollit e të sportit në këtë qytet po kërkohet me ngulm që ai të marrë drejtimin e klubit dhe një kërkesë e tillë po shqyrtohet edhe nga vetë ai.

Telenews.al ka siguruar poashtu fotografi nga një vizitë që Elshani e ka pasur sot në hapësirat e stadiumit ”Rexhep Rexhepi” në Drenas, dhe ku ka shprehur interesim për gjendjen e klubit dhe mundësinë që ai të marrë drejtimin e tyre.

Elshani njihet si presidenti më i suksesshëm i klubit nga Drenasi, ku për dy vite më radhe, drenicasit iu gëzuan titullit kampion në futbollin e Kosovës dhe një herë e fituan Kupën e Kosovës.

Elshani u largua nga klubi në dhjetor të vitit 2017 e pas 7 viteve ai mund të marrë përsëri drejtimin e klubit që e ka në zemër. /Telenews.al/

Të ngajshme

11 super lojtarë që s’do jenë në Kupën e Botës 2026

Valjeta Turkaj

Në fundjavë derbi mes Interit dhe Milanit, caktohet gjzqtari që do ta ndaj drejtësinë

KushtrimGuraj

Barcelona merr ofertën e parë për Ter Stegen

KushtrimGuraj