Telenews

Ekskluzive: Aksion i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar në Skenderaj, Viti e Klinë

 

 

Drejtoria për Hetimin e Krimit të organizuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, si rezultat i një hetimi për të identifikuar personat e involvuar në aktivitete kriminale, sot ka ndërmarrë një aksion të gjerë me ç’rast pritet të bien në pranga disa persona të dyshuar.

Burimet kanë bërë me dije se me urdhër të Gjykatës, Policia do të kryejë  bastisje në disa lokacione në Skenderaj, Viti dhe Klinë, ku pritet sigurimi i provave materiale që provojnë përfshirjen e të dyshuarve në veprime të kundërligjshme.

Këto burime kanë konfirmuar se subjekt i hetimit kanë qenë disa persona, për të cilët tashmë është urdhëruar arrestimi dhe ndalimi i tyre.

Gazeta posedon edhe detaje tjera të rëndësishme lidhur me këtë aksion, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së hetimit dhe me qëllim që lajmi të mos ketë ndikim negativ në mbarëvajtjen e këtij aksioni, tani për tani nuk do të publikojë më shumë informacione./Telenews/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 24 tetor

Erzana Fazliu

Pse plani i Laburistëve britanik me Kurtin për dërgimin e emigrantëve në Kosovë pritet të dështojë, sipas “The Telegraph”

KushtrimGuraj

Pacolli bën fajtor këtë person për problemet me Aeroportin e Vlorës

Donat Hashani