Telenews

Ekskluzive: Arrestohet sërish i dyshuari për privimin nga jeta të Triumf Rizës

 

 

Dy javë pas lirimit me dorëzani, është arrestuar sërish sot Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën ‘Liza’. Abdullahu, njëri nga të dyshuarit për pjesëmarrje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi e ka shkelur masën e sigurisë, raporton Paparaci bazuar në burime brenda policisë.

Të hënën, Paparaci raportoi për një festë private pas lirimit të ‘Lizës’ nga paraburgimi. Në ndejë, sipas një video të cilën e publikoi Paparaci, po festonin Rrahim Abdullahu, djali i xhaxhait të Ilir Abdullahut, dhe tre zyrtarë të Policisë së Kosovës. Edhe Rrahim Abdullahu është i dyshuar për vrasjen e ish-policit Riza.

Pas raportimit, tre zyrtarët policorë u suspenduan nga detyra.

Më 16 tetor të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga paraburgimi Ilir Abdullahun, disa javë pas arrestimit të tij. Në vend të paraburgimit, ‘Lizës’ iu vendos masa e dorëzanisë.

Sipas vendimit të gjykatës që e kishte publikuar gazeta, i pandehuri obligohej që në emër të dorëzanisë të deponojë në arkën e kësaj gjykate shumën prej 100 mijë eurove.

Deri te arrestimi i tij në muajin korrik, ‘Liza’ i ishte shmangur drejtësisë për 15 vite.

Për vrasjen e 27 vjeçarit Triumf Riza, i dënuar me 35 vjet burg është Arben Berisha.

Ndërsa për nxitjen në vrasjen e Rizës, është i akuzuar edhe Enver Sekiraqa por që rasti i tij ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Përveç Abdullahut, Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, akuzoheshin se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa, kishin organizuar vrasjen e Triumf Rizës, për motive të ulta./Telenews./

Të ngajshme

Limaj i shkon në konak Lushtakut, ka një mesazh për shtetin

Donat Hashani

Ramabaja: Për 20 vjet, Kosova u ndërtua por edhe u vjedh shumë – Investimet u bën në tri vitet e fundit

Donat Hashani

Beqa: Sipas informatave që kam unë, FSK ka qenë disa herë në veri pas letrës së Thaçit

Donat Hashani