Telenews

Ekskluzive: Këta janë anëtarët e familjes Buja të arrestuar sot në aksionin e Policisë në Lipjan

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka realizuar sot një aksion në disa lokacione në Komunën e Lipjanit, që rezultoi me arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit, raporton Gazeta Sinjali.

Bastisjet janë kryer në fshatin Bujan dhe në fshatin Grackë e Vogël, ku edhe u prangosën të dyshuarit.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë Rrahman Buja dhe Burhan Buja, të cilët kanë përfunduar në ndalim policor.

Pas kontrollit policor në lokacionet e bastisura janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kallashnikov me 10 fishekë, 1 pistoletë Zoraki (me gaz), 1 pushkë e gjatë automatike dhe 1 pushkë gjysmë automatike.

Pas përfundimit të aksionit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplaset me bordurën anësore

Valjeta Turkaj

Trump me pesë kërkesa për udhëheqësin e ri të Sirisë

Valjeta Turkaj

Tollovi e madhe në QKUK, nuk bëjnë punë as tri hyrje-daljet

Valjeta Turkaj