Telenews

Ekskluzive: Këta janë të rinjtë që u kapën me materiale nacionaliste dhe dron në Graçanicë – Nis hetimi për nxitje të urrejtjes

Një veturë me targa të Serbisë dhe tre të rinj brenda saj janë ndaluar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Graçanicë, pas dyshimeve për përmbajtje të ndjeshme me prapavijë nacionaliste.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për: Luka Dimitrijević, 23 vjeçar, Jovan Popović, 24 vjeçar, dhe Đorđe Đenić, 23 vjeçar.

Ata janë ndaluar afër një autolarjeje përballë ETC-së në Graçanicë, në veturën e tipit Mazda ngjyrë e gjelbër, ku gjatë kontrollit janë gjetur stikera dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje “dron”.

Pas ndalimit, ata janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku janë intervistuar në prani të njësive relevante, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar është vendosur që të procedohen penalisht për veprën “Nxitje e urrejtjes”, ndërsa janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Hamza takon ambasadorin britanik, flasin për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

Valjeta Turkaj

Këto janë dy alpinistet e huaja që u shpëtuan në Bjeshkët e Sharrit

Valjeta Turkaj

“Jam pa fjalë” – Rama reagon pas vdekjes së Artan Lames

Valjeta Turkaj