Telenews

Ekskluzive: Këta janë tre personat që e rrahën brutalisht 28-vjeçarin te ‘Shell’-i

 

 

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rrahje brutale që ka ndodhur së fundmi në parkingun e pompës ‘Shell Petrol’ në Ferizaj, ku një një 28-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore. I riu po trajtohet në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarve.

Siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, tre të dyshuarit që përfunduan në ndalim policor janë Lundrim Shabani (28-vjeçar), Driton Hajra (26-vjeçar) dhe Edison Musolli (23-vjeçar).

Ata po dyshohet se ia kanë zënë pritën viktimës në parkingun e pompës, ku dyshohet se e kanë sulmuar me shqelma e grushte, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në bazë të informacioneve që ka Sinjali, motivi i sulmit lidhet me dyshimet që tre personat e përfshirë kishin ndaj viktimës, të cilin e kanë akuzuar se ka gisht në një rast të vjedhjes, duke tentuar që kështu t’i hakmerren.

Si pasojë e rrahjes, viktima fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Ferizaj, e më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarve, ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

source

Të ngajshme

“Ka rënë shteti, o bosa”, arrestimi i Vlora Hysenit ndez debatin në komisionin parlamentar në Shqipëri

Yllka Gashi

Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani

Yllka Gashi

Përfshihet nga flakët një objekt në Kijevë të Malishevës

Yllka Gashi