Telenews

Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar për vrasjen e Enver Bajraktarit (PAMJE)

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Ekskluzivisht, Telenews.al ka siguruar fotografitë e të dyshuarit, i identifikuar si Top Kolshi, nga fshati Baicë. Ky i fundit e ka pranuar se e ka vrarë Enver Bajraktarin, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

T.K., gjatë dhënies së deklaratës, ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale. I dyshuari u arrestua të martën në mëngjes.

Policia kishte raportuar se më 4 gusht ishte gjetur një trup i pajetë i groposur në një arë të këtij fshati. Më vonë u konfirmua se viktima ishte Enver Bajraktari.

I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat ligjore.

Të ngajshme

Hyseni thotë se lufta e UÇK-së ishte pankombëtare, pjesë ishin të gjithë shqiptarët (VIDEO)

Donat Hashani

Një person në Lipjan arrestohet për zjarrvënie

Donat Hashani

Erdogan dhe Zelensky diskutojnë për paqen: Turqia e gatshme të presë samit për t’i dhënë fund konfliktit

Donat Hashani