Telenews

Ekskluzive: OKB-ja voton në favor të armëpushimit të menjëhershëm në Gaza

 

 

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me shumicë dërrmuese ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Rezoluta, e paraqitur nga Jordania në emër të grupit arab, dënon gjithashtu të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, duke përfshirë të gjitha “sulmet terroriste dhe pa dallim”.

Në rezolutë bëhet thirrje për ndihmë të papenguar dhe mbrojtje të civilëve, teksa ishin 120 vota pro, 14 kundër dhe 45 abstenime, shkruan BBC.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese, por ato kanë peshë morale për shkak të universalitetit të anëtarësimit të saj.

Kujtojmë se në këto momente në Gaza, Izraeli ka intensifikuar sulmet tokësore, teksa bëhet e ditur se qytetarët  atje kanë mbetur pa asnjë lloj komunikimi me botën tjetër./Telenews//

Të ngajshme

Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë, nuk i mungon kurrëkujt ajo

KushtrimGuraj

Macron: Ofensiva e re e Izraelit në Gaza mund të shkaktojë një katastrofë të plotë

KushtrimGuraj

Nesër shumë vapë në Kosovë, deri në kaq gradë temperatura

Donat Hashani