Telenews

Ekskluzive: Pronarët e Mobishop ‘Qendra’ cak i të shtënave me armë, njëri prej tyre gjuajti si kundërpërgjigje

ekskluzive:-pronaret-e-mobishop-‘qendra’-cak-i-te-shtenave-me-arme,-njeri-prej-tyre-gjuajti-si-kunderpergjigje

Një incident u shënua në orët e mbrëmshme të së shtunës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku u dëgjuan të shtëna armësh, derisa nuk u raportua për ndonjë të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se cak i të shtënave me armë mbrëmë ishin pronarët e Mobishop “Qendra”, Nexhat dhe Bekim Halili, të cilët gjithashtu janë të dyshuar për rastin.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, fillimisht dy të dyshuarit që ndodhen në arrati, kanë shkuar te lokali i tyre dhe njëri ka shtënë me armë zjarri.

Si kundërpergjigje, i dyshuari Bekim Halili, ka gjuajtur po ashtu me armë, por s’ka pasur persona te lënduar.

Dy të dyshuarit kryesorë janë identifikuar dhe po kërkohen nga Policia, por akoma nuk janë kapur.

Lidhur me rastin u deklarua edhe Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se ka konfiskuar dy armë zjarri, dy karikatorë dhe shtatë fishekë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Pronarët e Mobishop ‘Qendra’ cak i të shtënave me armë, njëri prej tyre gjuajti si kundërpërgjigje appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj