Telenews

Ekskluzive: Shteti nis hetimet për lëshimin në qarkullim të Urës së Badovcit pa testim

Ura mbi liqenin e Badovcit tashmë është konfirmuar se ishte lëshuar në qarkullim pa u testuar. Për më shumë se një javë mbi atë urë kaluan vetura, kamionë e autobusë edhe pse nuk dihej për stabilitetin e strukturës së saj. Pas 10 ditësh u bë testimi dhe këtyre zhvillimeve u pasoi një hetim i nisur nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia e Kosovës kishte marrë autorizimin për të vërtetuar nëse hapja është bërë pa u përfunduar testimi final dhe një gjë e tillë është konfirmuar.

Si rezultat, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Prokurori i Shtetit sot ka iniciuar rastin në drejtim të veprës penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.

Pronari i kompanisë “DRENI INGINERING” e cila është përgjegjëse për kryerjen e testimit, Adnan Lushtaku, është intervistuar lidhur me këtë rast në cilësinë e të dyshuarit, për çka edhe do të hetohet.

Kujtojmë se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kur u pyet se pse ura ishte  lëshuar për qarkullim pa u testuar struktura e saj, kishte deklaruar se testimi është vetëm formal sepse ura është stabile.

Si parashihet dënimi për veprën “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”?

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi përgjegjës, të cilit i është besuar mbikëqyrja e gjendjes dhe e mirëmbajtjes së rrugëve dhe e objekteve në to, e mjeteve të transportit, plotësimi i kushteve të përcaktuara të punës për ngasës, ose personi përgjegjës të cilit i është besuar menaxhimi i ngasjes, i cili me ushtrimin e pandërgjegjshëm të detyrës së vet rrezikon jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë 5 vjet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Shteti nis hetimet për lëshimin në qarkullim të Urës së Badovcit pa testim appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Pentagoni do të dërgojë 1500 trupa aktive në kufirin me Meksikën

KushtrimGuraj

Hajni 16 vjeç vjedh pajisje teknologjike në vlerë të 10 mijë € në Mitrovicë dhe i nxjerr në shitje online

KushtrimGuraj

E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump

KushtrimGuraj