Telenews

EKSPERTËT VIZITË PUNE NË KOMPLEKSIN MEMORIAL ADEM JASHARI

Ekspertët vendor dhe ndërkombëtar kanë bërë vizita në Kompleksin Memorial Adem Jashari.
Gjatë vizitës ekspert kanë studiuar e mbledhur dokumente si dhe kanë bashkëbiseduar me familjarët për të mbledhur sa më shumë informacione lidhur me Kompleksin.
“Ekspertë nga fusha e konservimit të trashëgimisë kulturore, arkitekturës, historisë, antropologjisë, ndërtimtarisë dhe peizazhit kulturor, të udhëhequr nga historiania e arkitekturës dhe eksperte në fushën e trashëgimisë kulturore, dr.Amra Haxhimuhamedoviç kanë zhvilluar vizitë pune në kompleks, duke u takuar dhe biseduar me familjarët, duke parë nga afër vendin dhe mbledhur dokumentacion për të zgjeruar më tej hulumtimin në fushat specifike lidhur me Kompleksin”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Kulturës.
Gjatë këtyre vizitave, ekspertët u shoqëruan edhe nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ministri i planifikimit hapësinor, Liburn Aliu, të cilët njëkohësisht janë edhe anëtarë të komitetit ndër-ministor.
Komisioni i ekspertëve gjatë muajve në vijim do të vazhdojnë me punën në përgatitjen e detyrës projektuese për shpalljen e konkursit për master planin e Kompleksit.


Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj