Telenews

Eksperti i sigurisë alarmon se shërbimet ruse po e përdorin për qëllime politike, videon që e tronditi sot Kosovën

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu para pak minutave ka dalur me një shkrim interesant ku tregon për mënyrën se si po përdoret nga Serbia, video e sotme që tronditi Kosovën.

Në videon që qarkulloi sot nga pasditja nëpër mediat kosovare, ku shihej një grua e moshar teksa keqtrajtohej nga disa infermiere në një qendër për të moshuar, Musliu thotë se nga Serbia menjëherë ka filluar të përdoret politikisht, transmeton Telenews.al

Sipas Musliut, lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosovës e ka rritur intensitetin dhe pas kërcënimeve me praninë e ushtrisë serbe afër territorit me Kosovën, tash po manipulohet edhe në formë elektronike.

Musliu thotë se video e sotme që tronditi Kosovën nga Serbia, po proklamohet atje si dhunë ndaj një të moshuare serbe nga disa infermiere kosovare e që sigurisht është ”fake news”, apo lajm i pavërtetë por njerëzit atje po lajthiten nga kjo informatë tërësisht e pavërtetë dhe me qëllime dashakeqe.

Tutje shkrimi i Musliut vijon, se ky rast është nga shembujt më të freskët të makinerisë apo luftës speciale që po e bën Beogradi zyrtar ndaj Kosovës, madje me lejen e presidentit famëkeq të Serbisë, Aleksandër Vuçiq e më e rëndë, sipas tij bëhet për faktin se kjo video në Serbi po shpërndahet masivisht dhe opinioni po manipulohet me të.

Shkrimi i plotë i Agim Musliut:

/Telenews.al/ 

Të ngajshme

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Donat Hashani

Për pesë vende pune në Fushë Kosovë, konkurruan 67 mjekë

Donat Hashani

Hamza në Prizren: Jemi bashkuar këtu për një betim për familjet tona, për të ardhmen tonë

Erzana Fazliu