Telenews

Eksperti mjekoligjor për Marigona Osmanin: Ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda

(E përditësuar 11:45) Tashmë ka nisur seanca e dytë e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për vrasjen e Marigona Osmanit në gushtin e 2021-tës.

Skender Musa, avokati i të akuzuarit Dardan Krivaqa, ka kërkuar që mostrat toksikologjike të së ndjerës të dërgohen jashtë vendit, meqë në Kosovë nuk bëhen.

Ai ka thënë se më këtë do të jepen sqarime “se a ka pasur ndikim në vdekjen e së ndjerës sëmundja e saj bronhit kronik e ndërlidhur me përdorimin e substancave të marihuanës dhe substancës narkotike pramodol dhe të përcaktohet shkalla e toksikologjisë në mënyrë të saktë përmes metodave shkencore”.

Megjithatë, trupi gjykues e ka hedhur poshtë propozimin e avokatit mbrojtës për dërgimin e mostrave jashtë vendit për analiza toksikologjike.

Po ashtu, Musa ka kërkuar që Krivaqa edhe një herë t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik, për ndikimin që kanë pasur e kaluara e tij e përdorimi i substancave narkotike.

Për këtë propozim të dytë të mbrojtësit të të pandehurit që Dardan Krivaqa të dërgohet sërish në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, trupi gjykues merr aktvendim që të refuzohet propozimi.

Eksperti mjekoligjor: Vdekja e Marigona Osmanit, si pasojë e lëndimeve të shumëfishta

Në dëshminë e tij për të dytën herë, eksperti mjekoligjor, Naim Haliti, ka treguar për autopsinë që i është bërë së ndjerës Marigona Osmani.

Haliti, tek është përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit, ka thënë se vdekja e së ndjerës ka ardhur si pasojë e lëndimeve të shumëfishta.

Ai ka thënë dhimbjet qe ka përjetuar e ndjera kanë qenë posaçërisht të rënda, meqë të gjitha lëndimet kanë qenë të shkaktuara për së gjalli, dhe disa prej tyre kanë qenë vdekjeprurëse.

As në këtë seancë të pranishëm nuk janë familja e së ndjerës, Marigona Osmanit.

Në seancën e parë të rigjykimit, më 24 maj, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Këtë deklarim, dy të akuzuarit e bënë pasi palët në procedurë hoqën dorë nga leximi i aktakuzës.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim.

Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Por, Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

18 vjeçarja, Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Edhe në rigjykim, Krivaqa e Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani